Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar seanca për rastin e Liridona Ademajt, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Gjatë seancës u përmend një mesazh që Granit Plava thuhet se ia kishte dërguar Murselit më 28 nëntor 2023, me përmbajtjen: “shok, me siguri nesër përfundon”. Murseli deklaroi se nuk i kujtohet ky komunikim. Po ashtu, u bë e ditur se ai ka kërkuar kontakt me fëmijët dhe me Behgjet Pacollin; për një kërkesë pritet përgjigje nga autoritetet suedeze, ndërsa tjetra është refuzuar. /PASQYRAPRESS/


