Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm në renditjen ndërkombëtare të inteligjencës mesatare për vitin 2026, duke u pozicionuar në vendin e 19-të në nivel global. Sipas të dhënave të publikuara nga platforma International IQ Test, mesatarja e IQ-së në vend arrin në 101 pikë. Krahasuar me një vit më parë, rezultati tregon një rritje të konsiderueshme prej mbi 3 pikësh, çka sinjalizon një trend pozitiv dhe të qëndrueshëm. Në këtë përllogaritje kanë marrë pjesë 456 persona nga Shqipëria, të cilët mesatarisht kanë reflektuar nivelin aktual të performancës njohëse.
Sipas të dhënave, Shqipëria pozicionohet pas vendeve si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa ka lënë pas shtete si Zvicra, Italia dhe Greqia. Në krye të renditjes globale për vitin 2026 qëndrojnë Koreja e Jugut, Kina dhe Japonia, me rezultatet më të larta mesatare. Ndërkohë, disa vende të rajonit, përfshirë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, renditen më poshtë se Shqipëria. Ky pozicionim e vendos vendin në hartën e shteteve me performancë të mirë mendore dhe përforcon perceptimin e një ecurie pozitive në zhvillimin shoqëror dhe arsimor. /pasqyrapress/


