7.6 C
Pristina
HomePasqyra+Shqiptari ende i zhdukur, vetura i gjendet në Gjermani

Shqiptari ende i zhdukur, vetura i gjendet në Gjermani

Një shqiptar me banim në Wels të Austrisë vazhdon të rezultojë i zhdukur prej më shumë se një jave, ndërsa vetura e tij është gjetur të dielën në Gjermani. Familja dhe autoritetet po vazhdojnë kërkimet për 56-vjeçarin Agim Nuredini. Lajmin për zhdukjen e tij e ka raportuar vajza 24-vjeçare, e cila më 30 nëntor njoftoi policinë e Wels-it se babai i saj ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer. Sipas raportit të policisë, Nuredini ishte nisur nga shtëpia pa telefon celular dhe me veturën e tij Opel Mokka të zezë.

Të dielën në mëngjes, policia gjermane njoftoi se vetura ishte gjetur në një fushë në komunën Hauzenberg, në rrethinën e Passaut. Mjeti ishte i mbyllur, por nuk kishte asnjë gjurmë të drejtuesit. Menjëherë pas gjetjes së veturës, u organizua një operacion kërkimi në zonë, ku u përfshi edhe një helikopter, mirëpo kërkimet rezultuan të pasuksesshme. /Pasqyrapress/

Foto: Vita news.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat