Autoritetet serbe kanë njoftuar se në pikën kufitare të Merdarës është arrestuar një shtetas shqiptar, L.D. (1992). Gjatë kontrollit të furgonit Mercedes që ai po ngiste, policia thotë se ka gjetur nën sedilje një flamur të kuq me simbole të UÇK-së.
Sipas njoftimit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti pritet të procedohet me kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje. /Pasqyrapress/.


