Një zjarr i shfaqur papritur në një shtëpi të pleqve në Pfäffikon u shua me kohë falë reagimit të menjëhershëm të Ibrahim Selimit (41). Ai vuri re flakët në një ballkon dhe, duke përdorur një zorrë uji që kishte në automjet, arriti t’i shuajë para se të përhapeshin. Sipas Policisë Kantonale të Schwyz-it, zjarri u neutralizua para mbërritjes së zjarrfikësve. Dy gra u dërguan në spital për kontroll për shkak të tymit, ndërsa nuk raportohet për pasoja serioze. Shkaqet po hetohen dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një cigare e ndezur. Vetë Selimi mbetet modest për veprimin e tij, duke deklaruar per nje televizion zvicerran:“Bëra vetëm atë që ishte e nevojshme.” /pasqyrapress/


