5.7 C
Pristina
HomePasqyra+Shqiptarja 50-vjeçare gjendet e vdekur në Itali

Shqiptarja 50-vjeçare gjendet e vdekur në Itali

Autoritetet italiane po hetojnë vdekjen e një gruaje shqiptare 50-vjeçare në Ankona, e dyshuar si viktimë e dhunës në familje. Burri i saj, Nazif Muslija, gjithashtu 50 vjeç, është në kërkim.

Sipas Panorama, viktima Sadjide Muslija kishte raportuar disa herë dhunë nga bashkëshorti gjatë vitit të fundit. Ajo u shpall e humbur nga punëdhënësi pasi nuk shkoi në punë, ndërsa karabinieria e gjeti të pajetë në banesë.

Nazif Muslija ishte arrestuar më parë për një rast dhune në prill, por u lirua në korrik pas një marrëveshjeje dënimi.

Pas lirimit, çifti ishte rikthyer të jetonte së bashku. /Pasqyrapress/.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat