Me përkushtim, profesionalizëm dhe pasion për aviacionin, një shqiptare ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si pilote në Kanada. Ajo ka thyer paragjykime dhe ka dëshmuar se ëndrrat nuk kufizohen nga veshja apo prejardhja, por nga vullneti dhe puna e palodhur.
Historia e saj shërben si frymëzim për vajzat e reja shqiptare kudo në botë, duke treguar se me besim në vetvete dhe arsimim të duhur, çdo synim është i arritshëm. Në një fushë të dominuar tradicionalisht nga burrat, ajo po fluturon lart dhe po hap rrugë për brezat që vijnë. /Pasqyrapress/


