14 C
Pristina
HomeLajmeSkenderaj: Humbë jetën një 73 vjeçar, dyshohet se e goditi lopa

Skenderaj: Humbë jetën një 73 vjeçar, dyshohet se e goditi lopa

Një burrë 73-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në zonën e Skenderaj. Pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e të moshuarit. Sipas deklarimeve të dëshmitarëve për gazetën Sinjali, viktima ishte duke kryer punë të zakonshme në stallë, kur dyshohet se është goditur nga njëra prej bagëtive, gjë që mund t’i ketë shkaktuar lëndime fatale.

Në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitë hetimore si dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si vdekje për hetim, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi për të sqaruar shkakun e saktë të vdekjes. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat