Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasditen e së premtes në Sllatinë të Fushë Kosovës, në afërsi të një hoteli. Sipas informacioneve te Infokus, bëhet fjalë për një burrë 59-vjeçar, i cili bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe fytyrë si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
I lënduari ka pasur shenja jete dhe ka marrë ndihmën e parë nga ekipi mjekësor, për t’u dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë. /pasqyrapress/


