13 C
Pristina
HomePasqyra+Sot 24 vite nga lirimi i Kurtit si i arrestuar

Sot 24 vite nga lirimi i Kurtit si i arrestuar

Albin Kurti u arrestua nga autoritetet serbe më 27 prill 1999 në Prishtinë.

Ai u mbajt deri më 2 maj në burgun e Prishtinës, pastaj u transferua në burgun e Lipjanit deri më 10 qershor, shkruan gazeta N’hap.

Nga qershori deri më 13 dhjetor 1999 qëndroi në burgun e Pozharevcit, ndërsa prej 13 dhjetorit 1999 deri më 13 mars 2000 u zhvendos në burgun e Nishit. Më 9 mars 2000 nisi gjykimi ndaj tij dhe më 13 mars u dënua me 15 vjet burg nën akuzën për “cenim të integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”, transmeton Pasqyra press.

Pas dënimit, nga 14 marsi deri në nëntor 2000 Kurti u rikthye në burgun e Pozharevcit. Nga nëntori 2000 deri më 3 dhjetor 2001 u mbajt në burgun e Qupërisë, për t’u transferuar sërish në burgun e Nishit deri më 7 dhjetor 2001, kur u lirua pas presionit ndërkombëtar. Përveç burgimeve në Serbi, Kurti është arrestuar disa herë edhe në Kosovë në periudha të ndryshme. /Pasqyrapress/

Foto: Albin Kurti, instagram

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat