Sot kujtohet ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut.
Rugova mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, i njohur për filozofinë e tij të rezistencës paqësore dhe rolin vendimtar në procesin e pavarësimit të vendit.
Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale vazhdon të nderohet, ndërsa emri i Rugovës mbetet simbol i unitetit, durimit dhe përkushtimit për liri. /Pasqyrapress/.


