7.7 C
Pristina
HomeShëndetësiStudim: Vaksinimi kundër COVID-19 ul ndjeshëm rrezikun e vdekjes

Studim: Vaksinimi kundër COVID-19 ul ndjeshëm rrezikun e vdekjes

Një studim i madh francez tregon se personat që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës mRNA kundër COVID-19 kanë rrezik më të ulët vdekjeje krahasuar me të pavaksinuarit.

Gjatë një periudhe katërvjeçare, vaksinat u shoqëruan me ulje të vdekshmërisë nga COVID-19 i rëndë dhe nga të gjitha shkaqet. Studimi përfshiu rreth 28 milionë të rritur të moshës 18–59 vjeç dhe nuk gjeti rritje të vdekjeve nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare apo shkaqe të tjera kryesore te të vaksinuarit.

Autorët theksojnë se gjetjet konfirmojnë sigurinë afatgjatë të vaksinave mRNA në popullatën e rritur. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat