Vendimet për një lidhje serioze sot merren më shpejt se sa mendohet. Një studim i ri tregon se meshkujt zakonisht vendosin brenda 112 ditëve të para nëse një grua është e përshtatshme për një lidhje afatgjatë.
Sipas ekspertëve, përshtypjet e para dhe sjellja gjatë njohjes luajnë rol vendimtar. Besueshmëria, stabiliteti emocional, respekti dhe komunikimi i hapur konsiderohen faktorë kyç për ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme. /Pasqyrapress/


