Një nga momentet më të ndjera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte takimi mes banorit Mali dhe nënës së tij, këngëtares Violetë Kukaj. Pas një rrëfimi të sinqertë për sfidat dhe periudhat e vështira që ka kaluar në jetë me babain e tij, produksioni organizoi një surprizë për të, duke e sjellë nënën e tij në shtëpi. Takimi mes tyre ishte shumë emocional. Mali nuk arriti t’i mbante lotët kur pa Violetë Kukajn dhe e përqafoi fort, ndërsa ajo i dha mbështetje dhe kurajë për të vazhduar rrugëtimin në këtë format. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Mali ka folur edhe për periudha të vështira familjare dhe për raportet e komplikuara që ka pasur ndër vite. Ai ka treguar se disa situata në jetën e tij kanë qenë të vështira, por se përpiqet t’i përballojë duke u fokusuar te muzika dhe rruga e tij artistike. Violetë Kukaj i tha të birit se familja po e ndjek nga jashtë dhe se janë krenarë për të, duke e inkurajuar të qëndrojë i fortë dhe të vazhdojë lojën me të njëjtin karakter që ka treguar deri tani. Ky moment u komentua gjerësisht edhe nga publiku, pasi tregoi lidhjen e fortë mes nënës dhe djalit dhe u konsiderua si një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. /pasqyrapress/


