Artistja shqiptare Tayna ka vizituar një qendër të të moshuarve, ku ndau momente të ngrohta dhe realizoi donacionin e dytë të vitit përmes “Tayna Foundation”.
Kësaj radhe, gjesti i saj ishte i dedikuar gjeneratës së artë, të cilët ajo i quajti njerëz që meritojnë më shumë kujdes, respekt dhe mirënjohje. Në videon e publikuar ne instagram, te moshuarit e pritën me buzëqeshje dhe emocione, ndërsa Tayna u shpreh se takimi e preku thellë, duke i rikujtuar sakrificat dhe mundin e tyre.
Ajo theksoi se edhe një gjest i vogël mund të sjellë dritë për ata që kanë dhënë gjithçka. Në fund, ajo uroi që viti 2026 t’u sjellë shëndet dhe paqe, ndërsa fansat e kanë vlerësuar gjestin e saj human dhe të sinqertë. /Pasqyrapress/



