5.9 C
Pristina
HomeLajmeTë shtëna me armë zjarri në Deçan, tre persona përfundojnë në spital

Të shtëna me armë zjarri në Deçan, tre persona përfundojnë në spital

Një incident me armë zjarri është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Deçanit, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Burime zyrtare nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 00:18, brenda një lokali, ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas njoftimit. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Sipas informatave fillestare, dy nga të plagosurit janë nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb. Në lidhje me rastin, një person i dyshuar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri si dhe municion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

“Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, policia e Deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë, ndërsa një person i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.”, kane njoftuar nga policia. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat