7.6 C
Pristina
HomeRozëTensione të forta në Big Brother VIP Albania 5, debatet dalin jashtë...

Tensione të forta në Big Brother VIP Albania 5, debatet dalin jashtë kontrollit

Qetësia në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është prishur shumë shpejt, duke shënuar një nga përplasjet e para serioze të këtij sezoni. Vetëm pak ditë pas nisjes së spektaklit, situata mes banorëve ka marrë një kthesë të papritur, me debate të ashpra dhe tension të lartë. Hyrja e Ilirit në shtëpi ka ndryshuar ndjeshëm dinamikën mes banorëve.

Ai, i prezantuar fillimisht si njeri me humor , u përfshi së fundmi në një debat të fortë me Juxhinin, banorin që iu bashkua formatit vetëm gjatë spektaklit të dytë “Prime”. Debati verbal mes tyre u përshkallëzua aq shumë, sa rrezikoi të kalonte në përplasje fizike. Banorët e tjerë është dashur të ndërhyjnë për të penguar konfliktin fizik që mund të ndodhte mes dy konkurrentëve. /pasqyrapress/

Per me shume ndiqni videon me poshte:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat