Një tërmet i fortë goditi verilindjen e Japonisë, me epiqendër rreth 80 km larg Aomorit dhe thellësi 50 km, njofton Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Autoritetet shpallën paralajmërim për cunami deri në tre metra në Aomori, Hokkaido dhe Iwate. Pas lëkundjes kryesore, u regjistruan valë cunami 30–50 cm, dhe banorëve të zonave bregdetare iu kërkua të evakuohen menjëherë. Tërmeti arriti intensitetin 6+ në shkallën japoneze (1–7).
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, lëkundjet prekën edhe qytetin Misawa. Rreth 20 minuta më vonë u regjistrua një pasgoditje prej magnitudë 5.6. /Pasqyrapress/


