Një lëkundje sizmike është shënuar sot në Shqipëri, me magnitudë 3.9 ballë sipas shkallës Rihter. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:28 dhe është regjistruar nga institucionet sizmologjike, ka raaportuar Periskopi.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë në juglindje të vendit, në afërsi të zonës mes Elbasanit dhe Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar rreth 15 kilometra.
Autoritetet nuk kanë raportuar për pasoja apo dëme nga kjo lëkundje. /pasqyrapress/



