Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Zall Bastarit, në bashkinë e Tiranës, ka shkruar A2CNN. Një grua 44-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit gjatë përpjekjes për ta kaluar atë.
Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga uji, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar rastin dhe kanë nisur procedurat përkatëse. Policia dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. /pasqyrapress/

