5.7 C
Pristina
HomeLajmeTiranë: Policia arreston një 20-vjeçare, la në ballkon vajzën e saj

Tiranë: Policia arreston një 20-vjeçare, la në ballkon vajzën e saj

Autoritetet në Tiranë kanë vënë në pranga një shtetase 20-vjeçare, e dyshuar për një ngjarje tragjike që ka tronditur opinionin publik. Sipas informacioneve të bëra publike, e reja me origjinë nga Indonezia kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë dhe jetonte me qira së bashku me persona të tjerë.

Siç shkruan Infokus, Ngjarja lidhet me foshnjën e saj, e cila u gjet në banesë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Burime mediatike bëjnë me dije se rasti është njoftuar fillimisht nga persona të afërt me të, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia. Hetimet janë në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore. Policia e Tiranës ka konfirmuar arrestimin, ndërsa çështja pritet të trajtohet nga organet e drejtësisë. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat