1.8 C
Pristina
HomeLajmeTri ngjarje fatale brenda pak orësh në Kosovë

Tri ngjarje fatale brenda pak orësh në Kosovë

Një mbrëmje e rëndë u regjistrua në vend, ku tre persona humbën jetën në rrethana të ndryshme brenda një harku të shkurtër kohor. Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spital rreth orës 18:40. Policia ka nisur hetimet dhe rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”. Pak minuta më vonë, një tjetër ngjarje tragjike u shënua në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë. Sipas Policisë së Prishtinës, vdekja u konstatua në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po trajtohet nga njësiti rajonal i trafikut.

Bilanci u rëndua edhe në Prizren, ku një 44-vjeçar ndërroi jetë pas lëndimeve të rënda të marra nga rënia nga lartësia. Ai fillimisht u trajtua në Spitalin e Prizrenit dhe më pas në Qendrën Emergjente, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e secilit rast. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat