5.7 C
Pristina
HomePasqyra+Trump publikon statistika për ndihmat sociale: Shqipëria dhe Kosova mbi mesataren në...

Trump publikon statistika për ndihmat sociale: Shqipëria dhe Kosova mbi mesataren në SHBA

Një publikim i fundit në rrjetin Truth Social nga ish-presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer vëmendjen te përfitimi i ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara. Sipas statistikave të shpërndara, shkruan Alb info.ch rreth 41% e familjeve me origjinë nga Shqipëria që jetojnë në SHBA rezultojnë përfituese të asistencës sociale, ndërsa Kosova renditet edhe më lart me afro 46%.

Këto të dhëna janë pjesë e një renditjeje që pasqyron përqindjen e familjeve emigrante që marrin ndihmë sociale, të ndara sipas vendeve të origjinës. Në këtë listë, Shqipëria pozicionohet mbi pragun 40%, ndërsa Kosova renditet mes vendeve me përqindje më të larta. Trump i ka përdorur këto statistika për të ilustruar nivelin e përfitimit të asistencës sociale nga komunitetet emigrante në SHBA, pa hyrë në komente shtesë mbi politikat që mund të pasojnë nga këto shifra. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat