5.7 C
Pristina
HomeLajmeU përmend në dosjen "Epstein"- reagon Atifete Jahjaga

U përmend në dosjen “Epstein”- reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me dosjen e njohur ndërkombëtare “Epstein”, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pavërteta. Në një sqarim publik, Jahjaga thekson se gjatë asnjë periudhe të jetës së saj publike nuk ka pasur njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Sipas saj, përmendja e emrit të saj në disa media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk dëshmon asnjë takim apo lidhje personale me të.

Ajo sqaron se emri i saj nuk figuron në asnjë dokument zyrtar të publikuar deri më tani, ndërsa në emailin e përmendur përmendet në mënyrë të paqartë “Presidenti i Kosovës”, pa u specifikuar identiteti dhe pa asnjë kërkesë për takim në emrin e saj. Jahjaga vlerëson se çdo interpretim tjetër përbën insinuatë dhe keqinformim të opinionit publik, gjë që sipas saj mund të verifikohet lehtësisht nga dokumentet ekzistuese. Në fund, ajo ka kërkuar që mediat që e kanë përmendur emrin e saj ta publikojnë këtë sqarim, duke theksuar se as nuk e ka njohur, as nuk e ka takuar dhe as nuk ka kërkuar ndonjëherë takim me personin e përmendur, në asnjë funksion që ka mbajtur deri më sot. /pasqyrapress/

Foto: Atifete Jahjaga, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat