8.4 C
Pristina
HomePasqyra+Vd*s aplinistja në Austri, partneri e la vetëm

Vd*s aplinistja në Austri, partneri e la vetëm

Autoritetet austriake kanë identifikuar Kerstin Gurtner, 33 vjeçe, e cila humbi jetën gjatë një ngjitjeje në Grossglockner. Mediat lokale raportojnë se partneri i saj, Thomas Plamberger, 39 vjeç, po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Gurtner, e njohur online si admiruese e dimrit dhe e maleve, nuk kishte përvojë të mjaftueshme alpinistike.

Dyshohet se Plamberger e çoi në një ngjitje të natës në mbi 3,600 metra lartësi, me temperatura shumë të ulëta, për të cilat ajo nuk ishte e përgatitur.

Sipas prokurorisë, ai nuk kërkoi ndihmë menjëherë, ndonëse temperatura ra në rreth -20°C. Hetuesit thonë se thirrja e parë e urgjencës u bë vetëm pas orës 1:35 të mëngjesit, ndërsa kamerat e sigurisë tregojnë se ai ishte larguar nga vendi ku e kishte lënë partneren. Mbrojtja e mohon akuzën, duke e cilësuar rastin si një aksident tragjik. Gjyqi pritet të nisë në shkurt dhe, nëse shpallet fajtor, Plamberger mund të dënohet deri në tre vjet burg. /Pasqyrapress/

Foto: Insajderi
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat