Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka dekretuar shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend. Në një konferencë për media, ajo deklaroi se vendimi vjen pasi përfaqësuesit e popullit vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar se situata mund të ishte shmangur. “Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme, është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, u shpreh Osmani. Me këtë vendim, pritet që institucionet përgjegjëse të fillojnë procedurat për organizimin e procesit të ri zgjedhor në Kosove. /pasqyrapress/


