2.1 C
Pristina
HomeKulturëVjosa Osmani merr ftesë nga Donald Trump për përfaqësimin e Kosovës në...

Vjosa Osmani merr ftesë nga Donald Trump për përfaqësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka pranuar një ftesë personale nga presidenti amerikan Donald Trump për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese e këtij mekanizmi ndërkombëtar. Sipas Osmanit, kjo ftesë vjen në kuadër të një iniciative që synon forcimin e përpjekjeve globale për paqe dhe siguri, ku Kosova do të jetë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Ajo ka theksuar se paqja nuk ndërtohet vetëm me deklarata, por me vendime dhe hapa konkretë, duke e cilësuar këtë angazhim si pjesë të rolit të Kosovës si aleate e besueshme në skenën ndërkombëtare. Presidentja ka rikujtuar gjithashtu se SHBA-të kanë pasur rol kyç në lirinë dhe paqen e Kosovës, ndërsa sot Kosova, sipas saj, është e gatshme të kontribuojë aktivisht në nisma që synojnë stabilitet dhe paqe më të gjerë globale. Në fund, Osmani ka nënvizuar se historia i mban mend ata që ndërmarrin hapa të guximshëm për paqen dhe se Kosova është e përgatitur të jetë pjesë e këtyre proceseve. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat