Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se institucionet demokratike ekzistojnë pikërisht për të korrigjuar gabimet e mundshme të pushtetit. Në një deklarim të saj, Osmani u shpreh se askush nuk është i pagabueshëm dhe se për këtë arsye në sistemin kushtetues ekziston mekanizmi i kontrollit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. “Unë nuk jam pejgamber që të mos bëj gabime, prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, është shprehur ajo, duke nënvizuar rolin e këtij institucioni në ruajtjen e rendit kushtetues dhe balancimin e pushteteve në vend. /PASQYRAPRESS/


