12 C
Pristina
HomeLajmeVjosa Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga populli

Vjosa Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka proceduar në Kuvend amendamente kushtetuese që synojnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, duke propozuar që kreu i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Përmes një reagimi publik, Osmani tha se ky hap vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e presidentit në Kuvend ndër vite. Sipas saj, amendamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit janë hartuar që në vitin 2011 nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës. Ajo u bëri thirrje të gjitha partive politike që t’i mbështesin këto ndryshime kushtetuese, duke theksuar se vendimi përfundimtar duhet t’i takojë qytetarëve. “Tash e tutje, le të flasë populli”, është shprehur Osmani, duke kërkuar mbështetje politike për këtë iniciativë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat