12 C
Pristina
HomeLajmeVjosa Osmani themelon listën "Shpresa"- garë për zgjedhje

Vjosa Osmani themelon listën “Shpresa”- garë për zgjedhje

Zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës po shoqërohen me raportime për një krisje të thellë mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. Sipas burimeve të cituara nga Kanal 10, takimi i fundit mes tyre është karakterizuar nga tone të ashpra dhe përplasje verbale. Raportohet se mospajtimet lidhen me ambiciet për mandatin e ardhshëm presidencial dhe drejtimin politik në vijim. Po sipas të njëjtave burime, Presidentja Osmani thuhet se ka refuzuar një propozim që të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë, duke pretenduar se ka mbështetje të mjaftueshme për rizgjedhje, përfshirë vota nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe përfaqësues të pakicave joserbe. Raportimet flasin edhe për e krijimin e një iniciative të re politike me emrin “Shpresa”, e cila do të garojë në zgjedhje, potencialisht në koalicion me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke e thelluar edhe më tej situatën politike. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat