2.1 C
Pristina
HomeLajmeWashington njeh zyrtarisht Bajramin dhe Ramazanin në kalendarin shtetëror

Washington njeh zyrtarisht Bajramin dhe Ramazanin në kalendarin shtetëror

Shteti i Washington ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt njohjes së diversitetit fetar, duke miratuar ligj që përfshin zyrtarisht dy festat islame, Eid al-Fitr dhe Eid al-Adha, në kalendarin shtetëror. Lajmi është raportuar nga media amerikane, të cilat theksojnë se bëhet fjalë për njohje në nivel shteti dhe jo për festë federale në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas raportimeve, përveç përfshirjes së festave në kalendarin zyrtar, autoritetet shtetërore kanë nxjerrë edhe proklamatë për muajin e Ramazanit, duke e cilësuar atë si periudhë me rëndësi për komunitetin mysliman. Ky veprim konsiderohet si një sinjal institucional i respektit ndaj besimtarëve myslimanë në këtë shtet. Ndërkohë, në nivel federal, SHBA-ja nuk i ka shpallur Ramazanin apo Bajramin festa kombëtare me pushim zyrtar, çka do të thotë se vendimi vlen vetëm brenda juridiksionit të shtetit të Washington-it. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat