Një rikthim surprizë pritet të trazojë dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Ish-finalistja e edicionit të kaluar, Xheneta Fetahu, do të bëhet sërish pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, por këtë herë në një formë krejt të veçantë.Kjo u konfirmua nga BBVK dhe zgjoi interes te publikut menjehere.
Xheneta do të hyjë për një periudhë prej vetëm 24 orësh, në kuadër të një misioni special. Detajet e këtij misioni do të zbulohen gradualisht gjatë qëndrimit të saj, ndërsa pritet që prania e Xhenetës të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve aktualë. /pasqyrapress/


