Një intervistë e fundit e Juliana Nura në “Shok Podcast” ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin e saj të tensionuar me aktorin Vedat Bajrami, të njohur edhe nga përplasjet në Big Brother VIP Kosova. E pyetur nëse do të kishte një takim për sqarim me të, ajo u shpreh se kjo do të ndodhte vetëm në një rast: “Unë sqarohem me të dhe pi kafe vetëm kur ai i bie pishman për atë që ka thënë dhe kërkon publikisht falje, sepse është baba i dy vajzave vet.” Gjatë intervistës, Nura ngriti pretendime të rënda për jetën private dhe sjelljen e tij, duke përfshirë edhe raportin me bashkëshorten.
Ajo deklaroi: “Një njeri aq i ulët… që e rrah gruan e vet. Këto nuk janë aludime, por janë të vërteta, që i kam parë me letra.” Po ashtu, ajo bëri pretendime edhe për përdorim të substancave të ndaluara dhe probleme financiare në raport me bashkëpunëtorët: “Një njeri që përdor gjëra narkotike, një njeri që vjedh dhe i ka lënë shokët e ekipës së tij pa para… për mua ai nuk është njeri.” Xhuli theksoi se qëndron pas deklaratave të saj, duke shtuar: “Të vërteta sepse i kam parë me fakte, sepse po të mos ishin faktet, nuk do të flisja publikisht.” Deklaratat kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim publik nga Vedat Bajrami lidhur me këto pretendime. /pasqyrapress/


