5.7 C
Pristina
HomePasqyra+Xhuli:Ronaldo ma kërkoi numrin

Xhuli:Ronaldo ma kërkoi numrin

Modelja Xhuli Nura ka zbuluar një histori të panjohur nga viti 2016, kur kishte rastisur pranë Cristiano Ronaldos gjatë një feste në Ibiza. Ajo tregoi se teksa ndodheshin në një zonë me jahte, një prej djemve i kishte thënë se Ronaldo po kërkonte numrin e saj dhe po i ftonte në një festë që do të zhvillohej ditën tjetër.

Sipas Nurës, futbollisti ishte shumë i sjellshëm dhe respektues, çka e kishte lënë përshtypje të mirë. Ajo përmendi edhe një rast tjetër në Dubai, ku kishte takuar Benzeman, por theksoi se sulmuesi francez ishte më i ftohtë dhe më pak i qasshëm. Në fund, Xhuli tha me humor se Ronaldo “tani e ka bërë bllok në Instagram”, duke shtuar se kjo ka qenë një ngjarje e vitit 2016. /Pasqyrapress/

Foto: Ronaldo dhe Xhuli, instagram.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat