7.8 C
Pristina
HomeLajmeZjarr në një autobus në Friburg të Zvicrës, raportohen disa viktima

Zjarr në një autobus në Friburg të Zvicrës, raportohen disa viktima

Një incident i rëndë me zjarr është regjistruar në një automjet postar në qytetin Fribourg, duke shkaktuar reagime dhe shqetësim të madh në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare të publikuara nga media zvicerane Blick, nga zjarri që përfshiu autobusin dyshohet se kanë humbur jetën gjashtë persona. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe tymi i dendur ishte i dukshëm nga një distancë e madhe. Pamjet dhe materialet e dërguara nga dëshmitarë tregojnë përmasat e mëdha të dëmtimit. Në një video që ka qarkulluar në media, dëgjohet një person duke folur në gjuhën shqipe, i cili tregon se sipas informacioneve që kishte marrë në vendngjarje, një person dyshohet se i kishte vënë flakën vetes brenda automjetit.

Pas shpërthimit të zjarrit, në zonë janë parë pjesë të djegura të automjetit, ndërsa kalimtarët kanë mbetur të tronditur nga ajo që ndodhi. Kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, nga autobusi kishte mbetur kryesisht skeleti i djegur. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të konfirmuar zyrtarisht detajet e ngjarjes. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat