Zvicra është renditur si vendi i dytë më i sigurt në botë për udhëtarët në vitin 2026, sipas një studimi të publikuar nga platforma krahasuese HelloSafe, duke u pozicionuar menjëherë pas Islandës. Renditja përfshin 50 shtete dhe bazohet në disa faktorë, përfshirë sigurinë publike, stabilitetin politik e social, kujdesin shëndetësor, mbrojtjen kibernetike dhe rreziqet mjedisore. Në krye dominojnë vendet nordike dhe të Evropës Veriore, si Islanda, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka, të njohura për kriminalitet të ulët dhe institucione të qëndrueshme. Pas tyre vlerësohen edhe shtete si Singapori, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia, ndërsa disa vende evropiane po shënojnë përparim falë reformave digjitale dhe institucionale. /pasqyrapress/


