13 C
Pristina
HomeLajmeZyrtare: Hyn në fuqi rritja e pagës minimale

Zyrtare: Hyn në fuqi rritja e pagës minimale

Paga minimale në Kosovë do të rritet në dy faza gjatë vitit 2026, pas miratimit të vendimit nga Qeveria dhe publikimit në Gazetën Zyrtare. Nga 1 janari 2026, paga minimale bruto për punë me orar të plotë do të jetë 425 euro, ndërsa nga 1 korriku i po atij viti ajo do të arrijë në 500 euro. Vendimi synon të lehtësojë barrën ekonomike për punëtorët dhe të reflektojë ndryshimet në koston e jetesës. Institucionet përgjegjëse janë obliguar të mbikëqyrin zbatimin e plotë të kësaj mase në sektorët përkatës. /pasqyrapress/

Foto: Sinjali

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat