Radovan Ranisavljević, 57 vjeç, zyrtar komunal në Koceljeva, u dënua me 14 vite burg për vrasjen e të dashurës së tij, Jasmina Puretić Lazarević, në shtator 2020 në Beograd.
Ai e vrau me thikë pas një debati, dyshohet nga xhelozia, pasi ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre sekrete. Pas krimit tentoi vetëvrasje, por u ndalua nga policia, duke pranuar menjëherë veprën.
Hetimet konfirmuan karakterin xheloz dhe posesiv të tij dhe faktin që lidhja ishte e fshehtë, megjithëse të dy ishin të martuar. Gjykata e Beogradit e shpalli fajtor një muaj më parë. /Pasqyrapress/


