Komuna e Gjilanit ka njoftuar se afati për aplikim për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut shtyhet deri më 31 dhjetor 2025. Sipas kryesuesit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, Ali Arifi, ky vendim vjen pas njoftimit zyrtar të publikuar më 21 nëntor.
Qytetarët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të ri. /Pasqyrapress/


