18.1 C
Pristina
HomeLajmeMarshimi për UÇK-në mbledh mijëra qytetarë në Prishtinë

Marshimi për UÇK-në mbledh mijëra qytetarë në Prishtinë

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në Prishtinë në “Marshin për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, simbole të UÇK-së dhe pankarta me portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit duke kërkuar drejtësi. Marshimi u zhvillua vetëm pak ditë para 16 shtatorit, datës kur Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat