Grupi i njohur i skenës rap është rikthyer me këngën më të re “High 10”, një projekt që brenda pak orësh ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Videoklipi i realizuar në stil kinematografik shfaq anëtarët e grupit të veshur me mantela leshi, nën një atmosferë të errët dhe simbolike, që i jep këngës një imazh më të fuqishëm dhe dominues.
“High 10” vjen me një prodhim të përpunuar, beat modern dhe tekst që ndjek linjën karakteristike të grupit — energji, qëndrim i fortë dhe prezencë e theksuar artistike. Projekti pritet të jetë një ndër hitet e sezonit, duke marrë parasysh reagimet pozitive nga fansat. Kujtojmë se grupi u shpërbë shumë vite më parë, kurse tani janë rikthyer fuqishëm. /Pasqyrapress/


