Deklaratat e fundit të Robert Berishës kanë rikthyer vëmendjen te raporti i tij me Nora Istrefin, duke shtuar diskutimet për një ribashkim të mundshëm në të ardhmen. Sa i përket unazës që i kishte dhuruar Norës, Berisha ne nje interviste theksoi se ajo kishte më shumë vlerë simbolike sesa materiale, duke u shprehur: “Nëse bashkohemi, bashkohemi, por për unazë nuk ka nevojë, s’ka nevojë të bëjmë harxhime.” Ai gjithashtu la të kuptohet se aktualisht është i fokusuar në jetën dhe projektet e tij personale, ndërsa çdo zhvillim në raportin e tyre mbetet i hapur. Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit po diskutojnë për mundësinë e një kapitulli të ri mes tyre. /pasqyrapress/


