Një raport i ri zbulon se një donator sperme në Evropë, i cili mbante një mutacion të rrezikshëm gjenetik pa e ditur, ka kontribuar në lindjen e rreth 197 fëmijëve në disa shtete evropiane.
Mutacioni prek gjenin TP53, një element kyç në mbrojtjen e trupit nga zhvillimi i qelizave kancerogjene. Rreth një pjesë e farës së tij përmbante këtë defekt, duke bërë që çdo fëmijë i lindur nga kjo spermë ta trashëgojë mutacionin në të gjitha qelizat.
Një numër i vogël fëmijësh kanë ndërruar jetë, ndërsa të tjerët mbeten me rrezik shumë të lartë për t’u prekur nga forma të ndryshme të kancerit – sidomos ata me sindromën Li-Fraumeni, që mund të rrisë rrezikun deri në 90%. Sperma e donatorit u shpërnda për rreth 17 vjet nga një klinikë daneze, e cila më pas kërkoi falje pasi rezultoi se materiali ishte përdorur në shumë vende të ndryshme. /Pasqyrapress/


