26.3 C
Pristina
HomeLajmeE rëndë: Familjarët konfirmojnë v*dekjen e tre viktimave nga aksidenti në Maqedoninë...

E rëndë: Familjarët konfirmojnë v*dekjen e tre viktimave nga aksidenti në Maqedoninë e Veriut

Familjarët kanë konfirmuar me pikëllim vdekjen e tre qytetarëve nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Bllacë–Shkup, në Maqedoninë e Veriut. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ata bënë të ditur se viktimat janë Ejupi, Fatmirja dhe Xheneta, duke kërkuar lutje për shpirtrat e tyre.

Po ashtu, familja njoftoi se detajet për ceremoninë e varrimit do të bëhen të ditura më vonë. Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, aksidenti ndodhi mbrëmjen e 19 korrikut, rreth orës 22:35, në rrugën Bllacë–Shkup. Në vendin e ngjarjes u gjet një veturë me targa gjermane, ndërsa ekipet e emergjencës konstatuan se tre personat që ndodheshin brenda saj kishin humbur jetën.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat