Në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, banorët kanë njoftuar policinë pasi kanë parë në oborrin e tyre një person të plagosur.
Viktima, rreth 40 vjeç dhe me origjinë nga Siria, u dërgua për trajtim në spitalet e Mitrovicës, shkruan Insajderi. Policia njoftoi se një tjetër sirian, 27-vjeçar, është gjetur më vonë në të njëjtin fshat me lëndime të ngjashme, transmeton Pasqyra press.
Ai ka raportuar se sulmi ka ndodhur gjatë natës dhe se i dyshuari është larguar drejt kufirit me Serbinë.
“Me raport shtesë, rreth orës 11:05 jemi njoftuar se njësiti nga SPMK-ja Jarinjë, gjatë patrullimit në fshatin Koshuticë, ka vërejtur një person, mashkull sirian, i moshës 27-vjeçare, me lëndime në kokë dhe këmbë, që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë”, deklaron policia. “Njesiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës së Jugut, për trajtim të mëtejshëm”, deklaron policia. /Pasqyrapress/


