Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka apeluar disa herë tek autoritetet serbe lidhur me rastet e shtetasve të Kosovës të ndaluar në territorin e Serbisë.
Sipas MPJD-së, gjashtë qytetarë janë arrestuar, ndërsa një person raportohet i rrëmbyer gjatë këtij viti. Institucionet kosovare kërkojnë transparencë nga Serbia dhe trajtim të këtyre rasteve në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.


