13 C
Pristina
HomeLajmeAksident i rëndë në magjistralen Prizren–Suharekë, një i vdekur dhe dy të...

Aksident i rëndë në magjistralen Prizren–Suharekë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Në orët e mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prizren–Suharekë, ku janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të Shqipërisë. Si pasojë e përplasjes, shoferi i veturës ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i kamionit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim. Policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, duke ofruar ndihmën e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Rasti është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, ndërsa Prokuroria është njoftuar dhe procedurat hetimore po vazhdojnë.

Në orët e mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Prizren–Suharekë, ku janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të Shqipërisë. Si pasojë e përplasjes, shoferi i veturës ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i kamionit kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, duke ofruar ndihmën e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Rasti është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, ndërsa Prokuroria është njoftuar dhe procedurat hetimore po vazhdojnë.

“Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 07:30 është pranuar informacioni për një aksident të rëndë në aksin rrugor Prizren–Suharekë. Në përplasjen e shkaktuar, janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një automjet pasagjerësh me targa të Republikës së Shqipërisë. Shoferi i automjetit pasagjerë ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i kamionit janë transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa ekipet emergjente mjekësore konfirmuan vdekjen e shoferit të automjetit pasagjerë.” , ka deklaruar policia per Sinjalin. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat