13 C
Pristina
HomeLajmeVlonjatët i dhanë drekë, pastaj e rrahën dhe e mbajtën peng kosovarin

Vlonjatët i dhanë drekë, pastaj e rrahën dhe e mbajtën peng kosovarin

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona të dyshuar për pengmarrjen e një 39-vjeçari nga Kosova, ngjarje që dyshohet se lidhet me një borxh të pashlyer. Sipas hetimeve, shtetasi kosovar është mbajtur për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”. Ndërkohë, pala mbrojtëse ka dorëzuar prova video dhe fotografi, ku sipas saj, nuk vërehet situatë pengmarrjeje, por komunikim i lirë mes palëve. Avokatët pretendojnë se 39-vjeçari ka ardhur vullnetarisht në Vlorë dhe në banesë janë gjetur sendet e tij personale. Hetimet vijojnë, ndërsa gjykata pritet të vlerësojë provat e paraqitura nga të dyja palët. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat