13 C
Pristina
HomeLajmeArrestohet një person për sulm dhe posedim të paautorizuar të armës

Arrestohet një person për sulm dhe posedim të paautorizuar të armës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur më 13 dhjetor 2025, rreth orës 12:55, në rrugën “Adem Jashari”. Sipas njoftimit të policisë, gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

“SULM /POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS- Rr. Adem Jashari, Prizren / 13.12.2025 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Pasqyrapress/







ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat