“Mos lësho pe!” është thirrje për këmbëngulje, përgjegjësi dhe vazhdim të punës për të mirën e përbashkët. Është mesazh që fton qytetarët të mos dorëzohen përballë sfidave, por të qëndrojnë të bashkuar në ndërtimin e një shteti më të sigurt, më të drejtë dhe më të begatë për të gjithë. Ky slogan simbolizon vendosmërinë për zhvillim, barazi dhe shërbim ndaj interesit publik, pa dallim.
Por ky sllogan zuri vend tek VV në një mënyrë spontane dhe interesante. “Albin veç dy fjalë me t’porosit.. mos lësho pe”, i kishte thënë lokja Albin Kurtit teksa ia puthte dorën. /Pasqyrapress/


